Manastirliu: Vreme je za solidarnost, ne zaboravite masku kad napuštate kuću!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përsëriti sërish sot thirrjen për vendosjen e maskës në mbrojtje të shëndetit vetjak dhe të afërmeve.”Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër. Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobëtit. Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Me kujdes çdo ditë, e mundim koronavirusin!” shkruan ministrja Manastirliu bashkangjitur videos sensibilizuese një ditë para se në Shqipëri të hyjë në fuqi urdhëri për mbajtjen me detyrim të maskës në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter